Ambasadori gjerman: Fatkeqësisht bashkëpunimi ynë me Kosovën është zbehur në disa sektorë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka njoftuar se Gjermania ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë, duke përfshirë atë të sigurisë. Rohde shprehu shpresën për një zgjidhje të shpejtë dhe potencoi se ndryshimet janë të kthyeshme nëse shihet progres i përshtatshëm nga Kosova. Ai deklaroi se Gjermania dhe BE-ja janë të gatshme të ndalojnë këto masa, por kërkoi veprime konkrete nga partnerët, në veçanti nga Kosova. Deklarata e ambasadorit Rohde erdhi gjatë një interviste me mediat vendase, ku ai theksoi se do të preferonte të diskutonte mbi marrëdhëniet gjermano-kosovare dhe zhvillimin ekonomik, në vend të kësaj teme.

Publikuar nga Publik Media