E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori i ri i Rusisë i paftuar nga  Rama: Nuk u ftova në pritjen me trupin diplomatik
Lajme

Ambasadori i ri i Rusisë i paftuar nga Rama: Nuk u ftova në pritjen me trupin diplomatik

Ambasadori i ri i Rusisë në Shqipëri, Aleksei Zaitsev, ka rrëzuar kryeministrin Rama.  Ai ka deklaruar se nuk ishte ftuar dje në darkën me trupin diplomatik.

Ai hedh poshtë deklaratat e Ramës se Moska kishte refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa shprehet i hapur për dialog me qeverinë shqiptare për çdo çështje të hapur apo komplekse mes Shqipërisë dhe Rusisë.

“Mund të krijohet përshtypja se pala ruse refuzoi të marr pjesë në këtë pritje. Në fakt, autoritetet shqiptare nuk e ftuan ambasadorin rus në Shqipëri, në ngjarjen protokollare të fundvitit. Refuzimi i dialogut dhe bashkëpunimit nuk është zgjedhja jonë”, tha ambasada ruse për “MCN”.

Një ditë më parë kryeministri pati një darkë me trupin diplomatik. Ai vetë përmendi mungesën e ambasadorit rus.

“Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës. Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur. Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj”, tha Rama dje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.