E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori italian apel ndaj partive politike: Zgjidhja e krizës është objektiv kryesor
Politikë

Ambasadori italian apel ndaj partive politike: Zgjidhja e krizës është objektiv kryesor

Ambasadori Italian, Alberto Cutillio nga Gjirokastra ka deklaruar se zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në Bashkimin Europian.

Cutillio ka ftuar partitë politike të ulen sëbashku dhe të zgjidhin problemet që kanë, duke e vënë theksin tek reforma zgjedhore.

Sipas tij negociatat duhen hapur tani.

“Zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos reformën zgjedhore.

BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat.

Negociatat duhen hapur tani. Të hapësh negociatat nuk do të thotë të jesh anëtar i BE, por të nisësh rrugëtimin drejt saj. Përcjell urimet e mia Shqipërisë që ka punuar vërtet seriozisht në këtë rrugëtim aspak të lehtë dhe që do të kërkojmë akoma më shumë angazhim politik dhe solidaritet të të gjitha forcave politike”, ka thënë ambasadori Italian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.