E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja amerikane, reagon menjëherë pas deklaratës së Bashës: Edhe liderat e tjerë të tregojnë udhëheqje të ngjashme si Basha
Publik News

Ambasadorja amerikane, reagon menjëherë pas deklaratës së Bashës: Edhe liderat e tjerë të tregojnë udhëheqje të ngjashme si Basha

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim reagon menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës lidhur me refomën zgjedhore.

Diplomatja amerikane, që prej disa ditësh është angazhuar publikisht të vendosë në lëvizje politikanët shqiptarë për të finalizuar reformën zgjedhore, thotë se mirëpret vendimin e Bashës për përfundimin e kësaj reforme.

Kim shprehet se pret edhe nga liderët e tjerë të “tregojnë udhëheqje të ngjashme”.

“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne mezi presim liderë të tjerë që tregojnë udhëheqje të ngjashme”, ka shkruar ambasadorja Kim vetëm pak çaste më parë në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.