E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja franceze distancohet nga 30 Qershori: Ishin të çuditshme
Politikë

Ambasadorja franceze distancohet nga 30 Qershori: Ishin të çuditshme

Votimet e 30 Qershorit nuk njihen si serioze dhe aq më pak si demokratike nga Franca. Ambasadorja franceze në Tiranë, Christina Vasak ka zgjedhur festën kombëtare të Francës për të shprehur distancimin e shtetit të saj nga 30 qershori.

Duke surprizuar të ftuarit për qëndrimin e saj të hapur e të sinqertë, gjë që nuk ndodh në takime të tilla, ambasadorja franceze tha se, më 30 Qershor, qeveria zhvilloi “zgjedhje të çuditshme lokale”.

Ky qëndrim jo mbështetës për vendimin e qeverisë për të bërë zgjedhje pa opozitën është një paralajmërim indirekt se në tetor, nga Frqmca nuk mund të pritet një vendim pozitiv për çeljen e negociatave më Shqipërinë.

Diplomatja franceze foli edhe për problemin e largimit të të rinjve nga vendi.

“Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të imin. Kam vënë re që kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Shumë të rinj nga e gjithë Europa lëvizin, por, ndryshe nga të tjerët, të rinjtë shqiptarë nuk duan të kthehen më në vendin e tyre. Kjo nuk është diçka e mirë”, u shpreh ambasadorja e Francës.

Deklarimet e ambasadores së Francës në Tiranë vijnë në 230 vjetorin e Revolucionit që predikoi “liri-barazi-vëllazëri” dhe tregojnë jo vetëm qendrimin e diplomacisë perëndimore për farsën e 30 qershorit, por edhe pamundësinë e diplomacisë së Parisit që të pranojë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, sa kohë në Tiranë do të ruhet status-quo-ja, pra, do të mbetet e njëjta qeverisje.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.