Ambasadorja Kim: Erdha në PD sapo u ktheva nga Uashingtoni, çfarë bisedova me shefat e mi në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë
Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u ndal në një prononcim për mediat.
Ajo theksoi se sapo ishte kthyer nga SHBA ku kishte folur me shumë ambasadorë dhe shtoi se kishte informuar shefat e saj për zhvillimit në Shqipëri. Mes të tjerash ambasadorja tha se kishte shkuar në selinë Blu atë çka kishte ngjarë.
“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD”, tha ambasadorja Kim
Ambasadorja Yuri Kim ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.
Sikurse e dimë qeveria e SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim aty kur PD hypi në pushtet për herë të parë, dhe shpresojmë të punojmë sëbashku kur ajo të kthehet në pushtet sërish. Demokracia përkufizohet nga të pasurit një parti të lirë dhe opozitarë të fortë. Gjithashtu e kuptojmë mirë që PD ndodhet në një situatë të vështirë, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe shpresojmë të kthehet më e fortë për të fituar zgjedhjet. Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj që përsa i përket Uashingtonit, ne jemi serioz në luftën kundër korrupsionit, jemi të gfatshëm ta sulmojmë atë pavarësisht rankut dhe posteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



