E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Yuri Kim tjetër mesazh për Reformën në Drejtësi: Të ecim para, hap pas hapi, pa marrë parasysh…
Publik News

Ambasadorja Yuri Kim tjetër mesazh për Reformën në Drejtësi: Të ecim para, hap pas hapi, pa marrë parasysh…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim nëpërmjet një shënimi në Twitter ka adresuar mesazhe të qarta se vettingu duhet të vazhdojë me përgjegjshmëri për të dhënë rezultate në Reformën në Drejtësi.

kim 1

Ambasadorja Kim ka bërë thirrje që Reforma në Drejtësi të vazhdojë para pavarësisht pengesave.

“Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e popullit shqiptar. SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat!” shkruan ambasadorja Kim.

Ndërsa në një postim të mëparshëm, Kim ka publikuar foton me dy Komisionerët Publikë, ku thekson se ata janë të vendosur për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime.

“Me Komisionerët Publikë të Shqipërisë më 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta vazhdojmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!”

kim 2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.