E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambientalistët:Djegia e fabrikës e qëllimshme për t’i hapur rrugë inceneratorit
Publik News

Ambientalistët:Djegia e fabrikës e qëllimshme për t’i hapur rrugë inceneratorit

“Ditën e tokës u dogj një impiant gjigant, i dha një re tymi qytetit. S’kemi reagim nga ata që pësuan djegien. Kemi shqetësimin e madh ku kemi jo vetëm djegien e një impianti, por djegien e një industrie. Një impiant riciklimi është në përputhje me standardet e BE, por në fakt sot kemi një djegie, djegien e të gjithë industrisë së riciklimit.

Ajo djegie është një formë incinerimi i asaj politike që është bërë në 27 vjet, është një katastrofë ambientale. Ne kërkojmë hetim urgjent nga Prokuroria. Në bindjen time është një djegie e qëllimshme për t’i hapur rrugë incineratorit të Tiranës”.

Ndërsa për Lavdosh Ferunin djegia e fabrikës ka shkaktuar edhe probleme ekologjike. Sipas tij, zona është e kontaminuar dhe duhet ndaluar tregtimi i produkteve bujqësore.

“Shprehim indinjatën tonë për këtë indiferentizëm të institucioneve, jo vetëm për atë zonë aty, po për të gjithë vendin. Çështja nuk është bvetem për dëmin e kompanisë përkatëse, por nga ana tejtër ne kërkojmë të hetohet me forcë ccështja e menaxhimit të mbetjeve në shkallë republike. Një ditë pas rekomandimit të KëE, ku pikë kritike kishte ëedhe ccështjen e mbetjebve, ku theksonte mospajtueshmërinë me standarde e BE të ngritjes së inceneratorëve. Ka dëm në atë ekosistem në atë zonë.

Masat që duhen marrë janë emergjente, duhen veririkuar shkalla e kontamimit nga metalet e rënda. Në atë zonë bujqësore duhet marrë masa, dukje bllokuar trengimin e këtyre oproduktevem, deri në një moment të dytë kur zona të jetë pastruar”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.