E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amnistia fiskale, Guvernatori Sejko: Të shmangen paratë e krimit dhe korrupsionit!
Lajme

Amnistia fiskale, Guvernatori Sejko: Të shmangen paratë e krimit dhe korrupsionit!

Një nismë me përfitime, por edhe me kosto. Të tillë e ka konsideruar guvernatori i Bankës së Shqipërisëamnistinë fiskale.

1

Në konferencën për mediat, në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së, Sejko tha se kostot kanë të bëjnëme pastrimin e parave që vijnë nga krimi dhe korrupsioni. Për të shmangur këtë tha guvernatori, duhet që të shtrëngohen masat e amnistisë dhe çfarëështë tjetër me rëndësi është që të mos krijohet koncepti i amnistive të vazhdueshme fiskale. Ndërsa përfitimet, guvernatori i lidhi me injektimin e likuiditeteve në ekonomi dhe përmirësimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

“Komentet e Bankës së Shqipërisë i kemi paraqitur gjatë raportimit në dhjetor në Kuvend. Ne e shohim me kosto dhe benefiti. Përfitimet kryesore janë injektimi i likuiditeteve në ekonomi, përmirësimi i të ardhurave në buxhetin e shteti. Kryesorja është formalizimi i ekonomisë. Ne kemi një objektiv si edukimin financiar dhe përfshirjen financiare. Futjen maksimalisht të parasë jashtë sistemit bankar, në sistemin bankar. Amnistia fiskale do jepte një impakt pozitiv.

Nga ana tjetër, ka dhe kosto që lidhen me shmangien e parave të krimit dhe korrupsionit. Amnistia duhet të shmangë paratë e pista, nuk duhet të lejojmë pastrimin e parave nëpërmjet këtij mekanizmi. Duhet të mos krijohet koncepti i amnistive të vazhdueshme fiskale, duhet bërë njëherë, duhet të jetë funksionale. Të shmangen paratë e krimit dhe korrupsionit. Institucionet publike që merren me mbledhjen e të ardhurave, duhet të shtrëngojnë masat e amnistisë.

Ky është opinion parimor. Projektligji sapo ka dalë, ne do japim mendimin tonë me shkrim. Praktikisht me detaje ligji duhet të analizohet”, tha Sejko. Drafti i Amnistisë Fiskale parashikon deklarimin e pasurisë deri në 2 milionë euro pa penalitete dhe përkundrejt një detyrimi tatimor qëvarion nga 5 deri në 10 për qind.

INFLACIONI

Gjatë fjalës së mbajtur, guvernatori Sejko u ndal edhe në situatën ekonomike, si edhe masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në përgjigje të situatës së krijuar.Përgjatë muajve prill dhe maj, inflacioni shënoi rritje duke regjistruar vlerat 6.2 për qind dhe 6.7 për qind. Norma e inflacionit, sipas Sejkos do të kulmojë jo shumë larg nivelit aktual në tremujorin e tretë të vitit aktual dhe do të vijë me rënie graduale gjatë tremujorëve në vijim. Kjo trajektore pritet ta sjellë inflacionin objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024. “Përditësimi i parashikimeve tona sipas skenarit bazë sugjeron se ekonomia shqiptare do të vijojë të shënojë rritje solide në horizontin afatmesëm. Ritmi i rritjes ekonomike do të vijë në ngadalësim kundrejt atij të shënuar në tremujorin e parë të vitit, por ai do të jetë i mjaftueshëm për të ruajtur shëndetin e bilanceve të familjeve dhe bizneseve shqiptare. Nga ana tjetër, inflacioni do të vijojë të mbetet i lartë në tremujorët në vijim. Projeksionet e skenarit bazë sugjerojnë se norma e inflacionit do të kulmojë jo shumë larg nivelit aktual në tremujorin e tretëtë vitit aktual dhe do të vijë në rënie graduale gjatëtremujorëve në vijim. Kjo trajektore pritet ta sjellë inflacionin në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024. Projeksionet e skenarit bazëparashikojnënjë normalizim gradual të politikës monetare në periudhën në vijim. Shpejtësia e normalizimit do të synojë një harmonizim sa më të mirë të intensitetit të stimulit monetar me intensitetin e presioneve afatmesme inflacioniste”, tha guvernatori.

NORMA E INTERESIT

Nisur nga kjo situatë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të rritet në nivelin 1.25% norma e interesit të kredisë njëditore të rritet në nivelin 2.25%, si dhe norma e interesit të depozitës njëditore të rritet në nivelin 0.25%. “Nivelet e larta të e presioneve inflacioniste janë rreziku primar mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.Për këtë arsye, në respektim të objektivit tonë të stabilitetit tëçmimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi:të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, nga niveli 1.0% nënivelin 1.25%;të rrisë me 0.35 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 1.9% në nivelin 2.25%; si dhetë rrisë me 0.15 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 0.1% në nivelin 0.25%. Në gjykimin e Këshillit, normalizimi i politikës monetare do të krijojë kushte më të përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda horizontit afatmesëm. Në të njëjtën kohë, ky normalizim nuk do tëcenojë premisat e rritjes ekonomike në këtë horizont”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.