Analisti Erl Murati : Qytetarët u thirrën për cunam popullor, por Berisha e tradhtoi protestën
Analisti Erl Murati ka deklaruar se kryetari i PD, Sali Berisha i tradhtoi protestuesit që kishte thirrur ku i kishte premtuar atyre revolucion dhe “cunam popullor”, por ndërkohë ky tubim sipas Muratit “u shfry në një xhiro, parakalim 60 minuta”.
“Nuk pamë që Berisha të drejtojnte nje revolucion. Deri diku Berisha e tradhtoi protestën. Tradhtoi pritshmëritë e qendrestareve.
Berisha nuk e mbajti premtimin për një qendresë qytetare deri në lagimin e kryeministrit Edi Rama”, u shpreh analisti ndër të tjera.
“Shprehja e fundit e Berishes fundjavë të mirë përmbledh të gjithë simbolikën e kësaj proteste të thirrur nga opozita. Qytetaret u thirrën për revolucion për të larguar kryeministrin ndërkohë pamë që kjo protestë, Berisha si pëgjegjës e frymëzues politik e shfryu këtë protestë, revolucion, cunam popullor duke e katandisur në një xhiro të zakonshme shëtitëse si ato që kjo parti i bënte kur drejtohej nga Basha.
Nuk pamë që Berisha të drejtojnte nje reviolucion. Pjesëmarrja ishte shumë e madhe, por në vitin 2019 e mbani mend kur PD bënte protestë që i binte rreth kryeministrise nje nga kritikat e militanteve ishte që Basha i thërriste njerëzit për revolucion për qendresë e protesta mbyllej brenda një ore duke bërë parakalime para institucioneve te ndryshme.
Pra kete proteste Berisha e shfrye duke e katandisur në një protestë të zakonshme.
Zhgënjim tek protestuesit.
Deri diku Berisha e tradhtoi protestën. Tradhtoi pritshmëritë e qendrestareve.
Berisha nuk e mbajti premtimin për një qendresë qytetare deri në lagimin e kryeministrit Edi Rama.
Ti duhet të jesh i sinqertë me militantën kur s’ke këllqe e guxim ta bësh këtë revolucion e qendresë qytetare, apo mosbindje civile. Këtu vetëm qendrësë e mosbindje civile nuk pamë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



