E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bejtja: Opozita ka një shans, bashkë me Aleancën të mos lejojnë teatrin e ri
Publik News

Andi Bejtja: Opozita ka një shans, bashkë me Aleancën të mos lejojnë teatrin e ri

Analisti Andi Bejtja thotë se opozita nuk e ka humbur ende shansin e saj, edhe pse ai personalisht ka një lloj zhgënjimi pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

“Opozita natën duhej të mbronte teatrin dhe ditën duhej të fliste për ekonominë. Opozita nuk e ka humbur shansin. Bashkë me aleancën duhet të qëndrojnë tek teatri, të mos lejojnë ndërtimin e teatrit të ri”, tha Bejtja në emisionin Opinion.

Në vijim të argumentit të tij, Bejtja tha se ka qenë i mendimit që teatri duhej të kthehej në një plate për opozitën dhe veprimtarinë e saj.

“Opozita teatrin ta hapte në plate, të hapte partinë, të fuste figura të reja, të anëtarësonte figura të reja. Nëse mund të kem një zhgënjim me opozitën, këtë regjim nuk e krahasoj as me Enver Hoxhën, sepse nëse Hoxha prishte për ideologji, këta i prishën për lekë”, tha analisti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.