E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bushati: Drejtësia, hanxhar në duart e Ramës, tani thuhet edhe në Kongresin amerikan!
Lajme

Andi Bushati: Drejtësia, hanxhar në duart e Ramës, tani thuhet edhe në Kongresin amerikan!

Analisti Andi Bushati, ka folur për drejtësinë në Shqipëri dhe përdorjen e saj për burgosjen e Metës dhe Veliajt.

I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se drejtësia është një “kasap” në duart e Ramës dhe se kjo tashmë pranohet edhe në Kongresin amerikan.

Lidhur me hetimet e SPAK për Veliajn, Bushati tha se Rama mund të jetë surprizuar por shtoi se kryeministri nuk po mbron Veliajn, por veten.

Bushati: Mund të jetë një nga arsyet. Nëse ne i qëndrojmë një linjë që kam mbajtur, që drejtësia është një lloj kasapi për të masakruar opozitën, edhe kjo e Metës mund të futet në këtë kuadër. E reja është që nuk e themi vetëm ne këtë tani, që drejtësia e re është hanxhar për opozitën, por e thonë në Kongresin amerikan, që vetë e kanë vënë në dyshim, a është kjo një drejtësi politike.

Në fillim të reformës, Venecia tha se kjo reformë rrezikon të kapet nga njerëzit që e drejtojnë, sot në Kongresin amerikan po thonë se keni bërë drejtësi të kapur me financim nga USAID për të financuar opozitën.

“Nuk e di a është mbrojtje ndaj Veliajt apo vetes, pra po ju kujtojmë se ju keni kufij dhe kontrata mes nesh është që ju të luani brenda kufirit. Fakti që mund të dilet nga ky kufi e ka acaruar Ramën dhe ai do ta kthejë lojën te kufiri fillestar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.