E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtari i Kryesisë polemizon me ish-ministrin: Nuk më porosit Basha, as Nexhmija, për ato që them
Publik News

Anëtari i Kryesisë polemizon me ish-ministrin: Nuk më porosit Basha, as Nexhmija, për ato që them

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj propozoi sot që vendimin për fatin e Sali Berishës ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së, pa debat dhe votim të fshehtë.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.

Berisha- Basha

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët. Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar,” tha Mustafaj.

MUSTAFAJ MBI QËNDRIMET E ZEKTHIT 

Mustafaj komentoi edhe qëndrimet e anëtarit të Kryesisë Fitim Zekthi dhe Jonila Godoles mbi çështjen Berisha, duke u shpehur: “Godole dhe Zekthi janë të rinj dhe nëse i ka zgjedhur pa asnjë peshë në masën e demokratëve, atëherë ka zgjedhur njerëzit e gabuar, pasi njeriu që duhet ta testonte nëse ka një eksperiment, kjo duhej me një anëtar të vjetër të PD-së, me histori politike dhe me një farë peshe” tha ai.

REAGIMI I FITIM ZEKTHIT

Lidhur me deklaratat ka pasur një reagim nga Fitim Zekthi, i cili thotë se nëse e mendon një gjë nuk ka frikë ta thotë. “Mua nuk më porosit askush, as Basha, Berisha, as Nexhmija, as Monika, Nano as Rama”, shprehet ai.

“Nuk po du ta shaj golin e Maradones por I. L (futbollist shqiptar i Partizanit ne vitet 80-te) ka bere gol me te bukur po thoshte me ze te larte dikush ne nje grup njerezish te ulur ne nje kafe ne lagje. Bash keshtu funksionon edhe cdo media, gazete, portal e Rames duke rrejt, shtremberu, prere copa copa,saju apo ekzagjeru gjerat ne menyre qe budallalliku qe del tiu sherbeje atyre. Edhe ata qe jane objekt i ketij budallalleku mendojne si ky, qe goli i I. L eshte me i bukur se goli i Maradones. Dallimi i vetem eshte se ky i kafes i thote gjerat nga tifozlliku, injoranca dhe arroganca. Mediat, portalet njerezit e Rames i shtojne kesaj sjelljeje edhe ligesine. Pak me pare, po ne kete filozofi nje gazetare pyeti Live Besnik Mustafajin nese Basha ka testuar teksa dy te rinjte e kryesise Godole dhe Zekthi kerkuan largimin e Berishes nga PD. Pra me perfshin ne dicka qe nuk jam, me vendos ne n je pozicion qe nuk e kam patur. Dhe Mustafaj si ai llogjeve me golin e I . L ( pra fol qesim) e merr te vertete dhe thote nqs Basha i ka zgjefhur per te bere test ne rinj pa peshe atehere ka gabuar. Pra ne as nuk paskemi peshe. Une po ta mendoj nje gje e them. Nuk kam as frike as droje. Mua nukme porosit askush as Basha, Berisha, as Nexhmija, as Monika, as Nano as Rama. Edhe hajde e fol seriozisht ketu pastaj“, shkruan Zekthi në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.