E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anglezja u sjell ushqime studentëve, ovacione pas fjalëve të saj: Jetoj këtu dhe dua që fëmijët e mi…
Publik News

Anglezja u sjell ushqime studentëve, ovacione pas fjalëve të saj: Jetoj këtu dhe dua që fëmijët e mi…

Një grua angleze, e cila jeton në Shqipëri, është bashkuar sot me studentët të cilët janë duke protesrtuar përballë kryeministrisë, për t’u sjellë atyre ushqime.

Ajo është afruar mes turmës ndërsa ka kërkuar që t’ju dorëzonte qeskat me ushqime që mbante në duar.

Studentët e kanë marrë ne mesin e tyre, ndërsa i kanë afruar edhe megafonin për të folur dhe për të dhënë një mesazh.

“Unë nuk jam studentë dhe nuk jam nga Shqipëria por, ju mbështes fort ju të gjithëve, për disa arsye. Së pari, sepse si qytetare që po jetoj në ketë vend dhe që kam në plan të vazhdoj të jetoj, dua që të keni të njëjtat të drejta edukimi siç unë kam pasur fatin të kem. Së dyti, nëse do të kem fëmijë, ata do të edukohen këtu, dhe unë dua që ata të kenë akses të plotë edukimi.

Unë ju mbështes ju dhe mendoj që mbështetja duhet të jetë edhe nga gjithë Komisioni Evropian. Ndaj vazhdoni dhe mos lejoni që politika t’ju ndalojë”, u shpreh ajo, ndërsa studentët njëzëri e kanë falënderuar. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.