E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anglia përgatit dëbimin e 700 familjeve shqiptare me fëmijë
Lajme

Anglia përgatit dëbimin e 700 familjeve shqiptare me fëmijë

Pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Londër, politika e azilit ndaj shqiptarëve duket se nuk ka ndryshuar. Ata që menduan se largimi i Suella Braverman do t’i jepte fund retorikës së ashpër ndaj emigrantëve nga Shqipëria, sot ndihen të zhgënjyer.

Pasuese e saj në Ministrinë e Brendshme, laburistja Shabana Mahmood, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës ka prezantuar planin më të gjerë të ristrukturimit të sistemit të azilit në 40 vitet e fundit. Sipas Mirror, në qendër të këtij plani janë rreth 700 familje shqiptare, të cilave u është refuzuar kërkesa për azil.

“Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard të artë bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për kthimet dhe është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne do të nisim një konsultim mbi procesin e zbatimit të largimit të familjeve, përfshirë fëmijët”, deklaroi Mahmood një ditë më parë në parlament, teksa prezantonte ndryshimet drastike të ligjit të emigracionit.

Masat kanë shkaktuar shqetësim edhe brenda Partisë Laburiste, që pranojnë se deportimi i fëmijëve dhe familjeve konsiderohet i dhimbshëm dhe delikat.

Pavarësisht se Shqipëria vlerësohet nga Britania si një partner i besueshëm në rikthimin e shtetasve, vendi ynë është rikthyer sërish në qendër të debatit britanik për migracionin dhe politikat e azilit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.