E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anija Butrinti shpëton nga mbytja gomonen me 41 emigrantë
Bota

Anija Butrinti shpëton nga mbytja gomonen me 41 emigrantë

Një gomone me 41 emigrantë, e cila rrezikonte të mbytej në detin Egje, është shpëtuar nga anija Butrinti. Emigrantët ishin nisur në mënyrë klandestine nga Turqia për në ishullin Kios në Greqi.

Ministria e Mbrojtjes njofton se anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex.

Në gomone ishin 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë. Anija Butrinti patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.