E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anila Hoxha tregon rastin/ Si e demaskoi polici qytetarin që denoncoi drogën
Lajme

Anila Hoxha tregon rastin/ Si e demaskoi polici qytetarin që denoncoi drogën

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar rastin e një qytetari që denoncoi parcelat me drogë në veri të vendit, teksa foli për lidhjet e punonjësve të policisë me krimin.

Hoxha tha në një dalje televizive se një qytetar bëri denoncim me shkrim dore për policinë, por një efektiv e demaskoi atë si spiun.

Ajo theksoi se polici e fotografoi denoncuesin dhe i nxori identitetin te personat që kishin mbjellë parcelat me drogë.

“Ajo që më ka shokuar është pozita e njerëzve që përfshijnë ligjin dhe institucionet e drejtësisë. Mënyra si njerëz të policisë bëhen një me krimin. Më ka shokuar një fjali kur një nga informatorët kishte njoftuar me shkrim dore policinë për një parcelë droge dhe ai spiunohet. Informator mund të jetë një qytetar që do ligjin. Ky ishte një qytetar në veri që tregon si aty kultivohet drogë. Ky polici e fotografon dhe thotë bëni kujdes, dhe i nxjerr identitetin. Kjo më ka kthyer pas në 2015, kur policia kaloi një krizë të madhe me tradhtinë brenda llojit”, nënvizoi gazetarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.