E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ankimimi/ Caktohet pesëshja që do gjykojë Donika Prelën në Apel, ja emrat
Lajme

Ankimimi/ Caktohet pesëshja që do gjykojë Donika Prelën në Apel, ja emrat

Kolegji i Posaçëm i Apelimit caktoi dje trupin gjykues që do të shqyrtojë ankimin kundër konfirmimit në detyrë, të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

 

 

Referuar njoftimit zyrtar të KPA-së, mësohet se kryesuese e trupës gjykuese është Natasha Mulaj, ndërsa në cilësinë e relatorit, Ardian Hajdari. Nga shorti i hedhur është caktuar si anëtare edhe Ina Rama.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.103, datë 05.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela. Në datën 02.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese, Natasha Mulaj; në cilësinë e relatorit, Ardian Hajdari; dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci e Sokol Çomo”, njoftoi KPA.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë drejtuesen e Krimeve të Rënda, ndërsa dy muaj më vonë, ky vendim u animua nga Komisioneri Publik, i cili argumentonte se nga gjendja e akteve dhe hetimit të kryer në Shkallë të Parë krijohej bindja se Prela nuk kishte arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, konfirmimi në detyrë i Prelës u shoqërua me debate në opinionin publik, ndërsa pati edhe akuza politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.