E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i GJKKO-së lë në qeli  presidentin e PL-së Meta
Lajme

Apeli i GJKKO-së lë në qeli presidentin e PL-së Meta

Apeli i GJKKO-së lë në burg presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në seancën e sotme trupa gjykuese refuzoi kërkesën e Metës për ndryshimine masës së sigurisë ‘arrest me burg’ që ndodhej prej  prej 21 tetorit 2024.
Në seancën e sotme avokati Kujtim Cakrani kërkoi një masë më të butë sigurie duke ia lënë në vlerësim gjykatës.

Cakrani propozoi një nga 7 masat e tjera të sigurisë më të butë se arrest në burg si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore, ndalim dalje jashte vendit etj

Ndërkohë në seancë dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi kërkoi vijimin e masës shtrënguese arrest në burg ku Meta mbahet prej 9 muajsh, informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.

Meta dhe ish bashkëshortja e tij janë në hetim për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”

Vendimi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 17.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 10.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim I.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal “Arrest me burg” për shtetasin I.M., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale. 2. Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me një masë tjetër”, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 17.07.2025.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.