E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aplikimi i Kosovës për në BE/ Reagon Vuçiç
Lajme

Aplikimi i Kosovës për në BE/ Reagon Vuçiç

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas lajmit të nënshkrimit të Kosovës për të anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Duke iu referuar disa dokumentave dhe marrëveshjeve të sjella nga BE, Vuçiç ka ngritur pyetjen Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se “cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”

“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë shumë i rëndësishëm i BE-së nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut, për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Dhe në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE të Kosovës, pyetja ime është nëse do të respektojnë dokumentet që kanë sjellë vetë, qoftë edhe atë historik nga Selaniku, sepse në pikën 5 të dokumentit të Selanikut, thuhet se mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës 1244. Pra, pyetja ime sot është se cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”, tha Vuçiç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.