E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apple po shkon drejt vlerës së dy trilionë dollarëve
Publik News

Apple po shkon drejt vlerës së dy trilionë dollarëve

Por si do të shkojë në dy trilionë dollarë? Fitimet e larta, parashikojnë analistët. Aktualisht kompania ka një marzhe fitimi prej 27 për qind të të ardhurave. Në pesë vitet e fundit Apple ka gjeneruar mesatarisht 59 miliardë dollarë fitim.

Gjithashtu të ardhurat e kompanisë po përfitojnë nga një bum i shërbimeve të cilat janë rritur me 25 për qind krahasuar me një vit më parë dhe tashmë përbëjnë 20 për qind të të ardhurave totale.

E ardhmja është premtuese edhe për iPhone, i cili përgatitet për një rifreskim të madh vitin e ardhshëm dhe kjo falë teknologjisë 5G. Kjo teknologji do të nxisë konsumatorët të blejnë telefona me standardin më të ri celularë që rrit shpejtësitë e internetit.

Po ashtu, kompania ka konsumatorët më besnikë në botë dhe të cilët gjenerojnë dy herë më shumë trafik sesa përdoruesit e telefonave Android dhe kjo do të thotë se ata i përdorin pajisjet më shumë.

Megjithatë kërkesa e lartë për produkte të reja të Apple është një prej faktorëve kryesore të marshit të kompanisë drejtë dy trilionë dollarëve. Aktualisht ka një kërkesë të lartë për kufjet wireless AirPod, ndërsa syzet e realitetit të shtuar (VR) pritet të jenë produkti i ri i madh i prodhuesit të iPhone.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.