Arabia Saudite ka vendosur të ndalojë vizitën në dy vendet e shenjta, Mekë dhe Medine.
Ky vendim ka ardhur si pasojë për të evituar rrezikun e infektimit të qytetarëve me koronavirus.
Ndonëse në Arabinë Saudite aktualisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, janë ndaluar të gjithë udhëtarët që vvinin nga vendet e prekura të hyjnë në këtë shtet.
Kujtojmë që numri i personave të infektuar në të gjithë botën ka tejkaluar 82 mijë. Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore raportohet një listë e tillë e të prekurve me koronavirus: ‘Koreja e Jugut 1595, Japonia 894, Italia 447, Irani 139, Singapori 93, SHBA 60, Tajlanda 40, Bahrein 33, Kuvajt 26 Australia 23, Malajzia 22, Gjermania 21, Franca 17, Vietnami 16, Anglia 13, Emiratet e Bashkuara Arabe 13, Spanja 12, Kanada 12, Iraku 5, Rusia 5, Oman 4, India 3, Filipinet 3, Kroacia 3,
Izraeli 2 , Austri 2, Pakistan 2, Liban 2, Suedi 2, Finlandë 2, Algjeri 1, Nepal 1, Sri Lanka 1, Kamboxhia 1, Belgjikë 1, Zvicër 1, Egjipt 1, Afganistan 1, Greqi 1, Brazil 1, Georgia 1, Maqedonia e Veriut 1, Rumania 1, Norvegjia 1, Danimarka 1’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



