Arbana Osmani bëhet “e gjallë” pas debatit të bujshëm me Olën
“Qetësia pas çdo stuhie”
Mes debatit të ndezur që ka përfshirë ditët e fundit spektaklin Ferma VIP, moderatorja Arbana Osmani ka zgjedhur të reagojë në mënyrë të tërthortë, duke shmangur përplasjet publike dhe duke folur përmes një mesazhi emocional.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka ndarë momente intime dhe familjare me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, me rastin e ditëlindjes së tij. Por përtej urimit, vëmendjen e mori fraza që shoqëronte foton: “Gëzuar ditëlindjen qetësia ime pas çdo stuhie. Të duam pafund”.

Kjo shprehje është interpretuar gjerësisht nga ndjekësit si një sinjal indirekt për situatën e tensionuar që ka rrethuar së fundmi emisionin, ku janë përfshirë edhe emra si Fabjola Elezaj, duke nxitur diskutime të shumta në rrjet.
Postimi i moderatores vjen vetëm pak orë pasi Eduart Grishaj reagoi publikisht mbi polemikat, duke sqaruar vendimet lidhur me përzgjedhjet në format dhe duke dalë hapur në mbrojtje të Arbanës. Ai e cilësoi reagimin e saj në studio si njerëzor dhe theksoi kontributin e saj të gjatë në ekranin shqiptar.
Në një klimë të mbushur me kritika dhe komente të forta, mesazhi i Arbana Osmani duket se synon të sjellë një ton më personal dhe emocional, duke zhvendosur fokusin nga polemikat drejt jetës familjare dhe mbështetjes reciproke.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



