E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arjan Çani: Niveli i shoqërisë, shumë i ulët.
Publik News

Arjan Çani: Niveli i shoqërisë, shumë i ulët.

Shumica vetëm hanë, pinë, dhje*in dhe flenë!

Arjan Çani e konsideron “shumë të ulët” nivelin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe thotë se vetëm pak njerëz shqetësohen vërtet dhe informohen se çfarë ndodh në vend dhe në botë.

Shumica vetëm hanë, pinë, dhje*in dhe flenë“, deklaroi Çani.

Pjesë nga biseda në “Të Paekspozuarit”, MCN TV:

Ylli Rakipi: Shpesh themi në mënyrë të shkujdesur që jemi pak popull primitiv. Jemi vërtet Arjan? Përshembull Faik bej Konica nuk ka lënë gjë pa thënë, por i rezultojnë shumë të vërteta sot.

Arjan Çani: Unë them, që me përjashtim të disa banorëve që jetojnë në qendrat e qyteteve kryesore, mund të gjesh njerëz që lexojnë pesë libra, informohen, janë të shqetësuar për botën, jo vetëm për hallet e tyre. Pjesa më e madhe, më rezulton që niveli i shoqërisë është shumë i ulët. Njerëzit, shumica e tyre, dhe kjo nuk është fyerje sepse nuk është faji i tyre, shumica janë njerëz totalisht bazikë, që ngrihen në mëngjes, kur kanë punë bëjnë një punë, hanë, pinë, dhje*in dhe flenë. As nuk informohen dhe as nuk shohin çfarë ndodh në botë. Këta janë pafund.

Ylli Rakipi: Ndaj dhe ti thua që lëshohen të premten dhe ikin hanë, nuk duan t’ja dinë për asgjë?

Arjan Çani: Po si e shpjegon ti këtë ngrënie mishi në fundjavë, është masive…. Nuk bëj shaka. Të ftoj këtë fundjavë, pimë një birrë në Dajt. Të shtunën nuk mbërrin në Dajt, bëhet rradhë me kilometra. Ka pafund lokale dhe nuk kalon dot atjë. Kur kam parë këtë skenë, pyeta policin, cfarë ka ndodhur? Më tha polici, Arjan nuk ka gjë, kështu është cdo fundjavë, sepse shkojnë hanë mish të pjekur në Dajt. Nuk kaloje dot. U tremba vëlla. Imagjinova numrin e madh të qingjave dhe kafshëve të shkreta që duhet të theren cdo fundjavë. Imagjino edhe në Durrës, që ikin edhe për peshk.

Ylli Rakipi: Kam vënë re që nuk e do këtë vend…

Arjan Çani: Jo e dua shumë. Nëse e ke për vendin në përgjithësi, e dua shumë. Është mënyrë të foluri kur revoltohem, ose kur bëj si i revoltuar. Unë kënaqem shumë kur më shajnë…

Ylli Rakipi: Edhe nuk të pëlqen, e kam vënë re që nuk të pëlqen.

Arjan Çani: Sharja nga njerëz që nuk i njoh më pëlqen shumë. Jeta më ka mësuar, që ata që të shajnë pa të njohur, të duan më shumë. Por, vendin e dua shumë.

Ylli Rakipi: Po Greqinë e dashuron?

Arjan Çani: E dua shumë, është gjuha ime e nënës. Unë në moshën 5 vjeç kam mësuar shqip. Jam rritur nga gjyshja që nuk fliste shqip, unë u detyrova të flisja greqisht. E kam një arsye pse e dua atë kulturë, atë gjuhë, atë vend.

***

Ylli Rakipi: Në përgjithësi ti e shpjegon këtë botë të ndërlikuar ku jetojmë vetëm me paranë. Mos ndoshta e tepron pak?

Arjan Çani: Unë mundohem ta vë theksin aty, po jo se nuk ka arsye të tjera, ka edhe arsye patologjike përshembull.

Ylli Rakipi: Sipas meje, këndëvshtrimi yt është origjinal dhe i hapur edhe pse ka raste që mua nuk më pëlqen fare. Por, ideja për të qenë i hapur, është një pjesë origjinale e jotja, ndaj të ngacmoj me këtë.

Arjan Çani: Nuk është vetëm biznes, por e theksoj këtë gjë, e vë fokusin atje, por ka edhe arsye të tjera. Ka njerëz përshembull që nuk e bëjnë për para sjelljen e tyre publike, e bëjnë edhe për patologji, dikush e bën sepse është narcist, ka pafund para po nuk rri dot pa treguar jetën te të tjerët. Pra paraja është e integruar te këto.
Kur flasim për konflikte politike, këtu sigurisht duhet të kuptojmë arsyet, pse dikujt i prishet karriera, për cfarë arsye?

Ylli Rakipi: Vetë je i kënaqur nga paraja dhe nga jeta në përgjithësi?

Arjan Çani: Unë si natyrë nuk jam natyrë që të ndjek paranë shumë. Jam njeri që jetoj mirë, kam patur shansin që të grumbulloj shumë para me zanatin që kam prej 30 vitesh, sepse jam njeri i publicitetit, e kam pasion të marketoj dhe promovoj. Po të kesh pasion, paraja vjen.

Ylli Rakipi: Përse vendose të bëhesh gazetar? Cfarë të tërhoqi?

Arjan Çani: Derisa mbarova shkollën e lartë për frengjisht, gjëja e parë që doja është të mësoja gjuhën në Francë, të mësoja zhargonin, që nuk mësohet në shkollë. Atje e kuptova, që nëse kisha një pasion, pasioni ka qenë gjuha. Unë gjuhën, fjalët i kam dashuruar dhe këtë e kam kuptuar vonë. Pra, doja thjesht të flisja, kam qenë llapaqen i paparë që i vogël.
Vajtja ime në Francë në ato vite, kur të gjithë e kishin të vështirë të shkonin….

Ylli Rakipi: Ishe në Francë për bukuri. Pse u ktheve?

Arjan Çani: Vonë e kam kuptuar, se njerëzit pak a shumë janë njëlloj, kanë të njëjtat nevoja, ndahen te detajet, atje ku diferencohen me njëri tjetrin. Kur mbarova shkollën, kisha dy verisone, ose do ikja në Francë, për të ndjekur pasionin e gjuhës, të jetoja të bëja aventura, ose të futesha doganier, ku bëhej para pafund.

Ylli Rakipi: Si tu mbush mendja ty të bëhesh gazetar dhe jo doganier?

Arjan Çani: Unë thashë jo pra. Më thuaj ti pse thashë jo?

Ylli Rakipi: Ti tani mund të ishe ministër i Financave…

Arjan Çani: Mund të isha me më shumë para.

Ylli Rakipi: Mund të kishe rënë edhe në burg. Nejse, pastaj fillove te gazeta Koha Jonë me Nikoll Lesin?

Arjan Çani: Po dhe dua ta falenderoj Nikollën, sepse ishte njeri shumë i hapur atëherë. U bë komunitet i madh atje. / MCN

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.