E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arkitektit që “donte” Ramën “mbret” i dështon instalacioni në Tiranë
Lajme

Arkitektit që “donte” Ramën “mbret” i dështon instalacioni në Tiranë

E mbani mend instalacionin “Tirana Moons”, i inauguruar në tetor të vitit 2025 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë?

Projekti u prezantua si një hapësirë publike që do të bashkonte natyrën, arkitekturën dhe librin, duke krijuar një “oaz të gjelbër” në zemër të kryeqytetit.

Pak e dinë se instalacioni është konceptuar nga arkitekti austriak Chris Precht, emri i të cilit përmendet edhe në librin “Albanian Files”, ku ai shfaqet duke i thënë kryeministrit Edi Rama se “mund të bëhesh mbret”.

Megjithatë, pamjet e publikuara nga VNA tregojnë një realitet krejt ndryshe nga ai që u prezantua gjatë inaugurimit. Edhe pse nuk ka kaluar ende një vit nga vendosja e instalacionit, pemët që e rrethonin janë tharë pothuajse tërësisht, duke i hequr veprës elementin kryesor mbi të cilin ishte ndërtuar koncepti.

Në ceremoninë e inaugurimit, qeveria e prezantoi “Tirana Moons” si një hapësirë të dedikuar për mjedisin, familjet dhe kulturën.

“Instalacioni e shndërron sheshin ‘Nënë Tereza’ në një hapësirë miqësore për mjedisin, por edhe për njerëzit, sidomos për fëmijët dhe familjet. Në këtë hapësirë bëhen bashkë librat, natyra dhe arkitektura, duke ofruar frymëzim dhe qetësi në zemër të qytetit. Ndërkohë, arkitekti e ka konceptuar këtë vepër si një bibliotekë në krijim, ndaj dhe ftohen të gjithë qytetarët që të sjellin librat e tyre me shënime, për të frymëzuar njëri-tjetrin”, thuhej në prezantimin zyrtar.

Por, sipas pamjeve të fundit, nga “oazi i gjelbër” i premtuar kanë mbetur kryesisht strukturat, ndërsa pemët janë tharë. Siç ironizohet edhe në fund të videos: “Sot janë tharë edhe pemët, e jo më lexuesit.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.