E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimet për djegien e flamujve/ Manjani: Lërini njerëzit të shprehin dufin politik
Lajme

Arrestimet për djegien e flamujve/ Manjani: Lërini njerëzit të shprehin dufin politik

Nuk e di, realisht, ku dhe si u dogj ai flamur i Serbisë në protestën e djeshme.

Nëse është bërë, padyshim tregon papjekuri dhe kaq.

Por që kjo të meritojë arrestime dhe ndjekje penale është jo thjesht joproporcionale, por sjellje fatale antidemokraci!

Nuk u dogj flamuri zyrtar i Serbisë, dmth një flamur i vendosur në ndonjë institucion diplomatik.

Flamujt që vendosen në rrugë digjen gjithandej në botë dhe askujt nuk i shkon mendja të procedojë penalisht njerëzit.

As në Serbi nuk ndodh kjo gjë!

Ose të paktën ne s’kemi dëgjuar të jetë proceduar ndonjë serb pse ka djegur flamurin e Shqipërisë apo të Kosovës!? Dhe ka patur serbë që s’ia kanë përtuar këtyre gjerave…

Aktin e djegies simbolike të flamujve në shumë raste jurisprudencat në vendet demokratike e konsiderojnë si thelbin e lirisë së shrehjes.

E kuptoj zellin e policisë politike për të bërë lajme para flamurdjegurve, por gjykoj se prokurorët dhe gjykatësit nuk kanë përse të jenë pjesë e këtyre pisllëqeve antidemokratike.

Është e tepërt të kriminalizosh njerëz përse shprehin një mendim apo qoftë edhe një duf.

Kapni ndonjë kriminel që lirinë e nxjerrjes së dufit e shpreh me fishekë apo me drogë, o policë të shtetit!

Lërini njerëzit të shprehin dufin politik, se nuk e ndalni dot edhe po të doni.

****

Ndërkohë ky është edhe një shembull tjetër që tregon se çfarë Kodi Penal bolshevik kemi në fuqi.

Kodi që kriminalizon njerëzit pse shprehen pa i bërë dëm askujt, në një protestë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.