E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Elsa Lilës  / Zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal që drejtonte trafikun e drogës në Romë!
Publik News

Arrestimi i Elsa Lilës / Zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal që drejtonte trafikun e drogës në Romë!

 Boksieri gjente klientët

Zbardhen emrat e anëtarëve të grupit italo-shqiptar që u godit nga policia italiane gjatë operacionit për shkatërrimin e skemës së trafikut të drogës në Romë ku ra në pranga edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila.

Sipas mediave gjyqtari Tomaselli ka vendosur masën e arrestit me burg për 13 persona nga të cilët 7 janë shqiptarë dhe 6 italianë.

Bazuar në dosjen e gjykatës, grupi kriminal drejtohej nga shqiptarët. Arindi Boci në bashkëpunim me Glend Burhanajn dyshohet se kishin ngritur skemën e trafikut të drogës në Acilia dhe Primavalle.

Ndërsa Françesk Ndreka njihej si krahu i djathtë i kreut të bandës Arindi Boci. Boksieri Petrit Bardhi i njohur si Titty, kishte siguruar kontaktet e klientëve që porositnin drogën.

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila njihej si financiere dhe menaxhonte të ardhurat që siguroheshin nga trafiku i drogës.

Anëtarët e grupit takoheshin në një lokal në Acilia pasi kishin arritur kompromis me pronarin e këtij biznesi.

Anëtarët shqiptarë të grupit

Arindi Boci (35 vjeç)

Glend Burhanaj i njohur si Qorri (32 vjeç)

Petrit Bardhi (47 vjeç)

Leonard Vacaj (48 vjeç)

Elsa Lila (40 vjeçe

Gjino Lleshaj (39 vjeç)

Francesk Ndreka i njohur si Cesku (28 vjeç)

Anëtarët italianë

Fabrizio Capogna (37 vjeç)

Gianluca Fantozzi (51 vjeç)

Laurenti Simone (42 vjeç)

Manolo Monterisi (44 vjeç)

Alessio Nardini (47 vjeç)

Manuela Rizzo (46 vjeçe)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.