Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka, reagon Monika Kryemadhi: Ka akoma shumë të tjerë, majtas e djathtas
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Sipas Kryemadhit, “ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas”.
“Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”, shkruan Kryemadhi.
Arrestimi i ish ministrit Koka është bërë me urdhër të GJKKO, pas kërkesës nga SPAK. Ndaj ish-ministrit rëndojë tre akuza, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



