Arrestimi i Maduros, emërohet udhëheqësja e re e Venezuelës
Gjykata Supreme e Venezuelës ka marrë një vendim të jashtëzakonshëm, duke i deleguar zëvendëspresidentes Delcy Rodríguez ushtrimin e përkohshëm të kompetencave presidenciale, pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë presidentin Nicolas Maduro dhe Shtetet e Bashkuara.
Në vendimin e bërë publik, gjykata vlerëson se Maduro ndodhet në një gjendje “paaftësie të konsiderueshme dhe të përkohshme” për të ushtruar funksionet e tij si kreu i shtetit.
Sipas urdhrit zyrtar, Delcy Rodríguez do të marrë rolin e presidentes në detyrë, duke ushtruar të gjitha pushtetet, përgjegjësitë dhe detyrimet që burojnë nga posti i presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës. Qëllimi i këtij vendimi, thekson gjykata, është garantimi i vazhdimësisë administrative dhe mbrojtja e interesave të përgjithshme të vendit.
Kjo masë mbështetet edhe në Kushtetutën e Venezuelës, e cila parashikon qartë se në rast mungese të përkohshme apo të plotë të presidentit, zëvendëspresidenti merr automatikisht drejtimin e shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



