E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Maduros ka lënë pa gjumë zullumqarët e Tiranës!
Lajme

Arrestimi i Maduros ka lënë pa gjumë zullumqarët e Tiranës!

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga autoritetet amerikane, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal alarmi për shumë figura politike në vende të ndryshme.

Sipas Murrizit, arrestimi i Maduro-s është përshëndetur edhe nga ata që ai i quan “hallexhinj”, persona që, sipas tij, po përjetojnë frikë dhe pasiguri, duke e krahasuar veten me fatin e liderit venezuelian. Ai shprehet se këta individë, të ndërgjegjshëm për veprimet e tyre, nuk do të gjejnë qetësi, pasi secili prej tyre mban mbi vete barrën e “zullumeve” të veta.

Në reagimin e tij, Murrizi ndalet edhe te komentet në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër atë që e quan kategoria e “patronazhistëve militantë”, të cilët, sipas tij, mbrojnë verbërisht figura politike autoritare dhe sillen si “skllevër politikë”.

Ai thekson se kjo kategori, sipas bindjes së tij, është e njëjtë në çdo vend të botës, pasi lind, ushqehet dhe mban në këmbë çdo formë diktature politike, pavarësisht emrit apo stilit të liderit që mbështet. Murrizi paralajmëron se entuziazmi i sotëm i këtyre mbështetësve mund të shndërrohet shpejt në zhgënjim dhe tronditje politike.

Sipas tij, mjaftojnë pak minuta reflektim për të kuptuar pse diktatorët dhe liderët autoritarë, në çdo cep të globit, kanë gjithmonë të njëjtin profil mbështetësish fanatikë dhe të verbuar politikisht.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Arrestimi i Maduro-s nga SHBA po përshëndetet edhe nga “hallexhinjtë”, të cilët sonte besoj se nuk do të flenë gjumë rehat, duke menduar secili për zullumet e veta dhe duke e imagjinuar veten si Maduro.

Ajo që shoh në komente është kategoria e patronazhistëve militantë, që shqyejnë për Maduron e tyre dhe që, në kuptimin e plotë të fjalës sot, mund të quhen pa frikë “skllevër politikë”, të verbuar ndaj Madurëve që dashurojnë.

Kjo kategori, për mendimin tim, lind, rrit, ushqen, mbështet, mban mbi shpinë dhe vajton duke shkulur leshtë e kokës për çdo Maduro politik, pavarësisht stilit që “dashurojnë”.

Kështu që ju këshilloj të mos gëzoheni shumë, sepse kam merak se do të qani brenda korrikut për Maduron e zemrës suaj të robëruar.

Me katër minuta reflektim kupton qartë pse diktatorët dhe Madurët politikë në çdo cep të globit kanë të njëjtët idhtarë, mbështetës të verbër e fanatikë, që do t’i kishte zili çdo tufë tjetër gjallesash mbi tokë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.