E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i STRESIT, flet reperi: Jam përdorues droge por…
Lajme

Arrestimi i STRESIT, flet reperi: Jam përdorues droge por…

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi u kap duke pirë kokainë. Sipas tij lëndën narkotike e kishin sjell disa djem. Stresi ka theksuar nga ana e tij se ai eshte perdorues droge por nuk merret me shitjen e saj.

Stresi thekson se lëndën narkotike nuk e kishte blerë vet, por e kishte gjetur në lokal.
“Unë konsumoj lëndë narkotike, por me kokainën s’kam lidhje. Në lokal nuk isha vetë unë. Jam përdorues I lëndëve narkotike, por nuk e zotëroja unë. E kishin blerë disa miq vetëm par ta pirë, por nuk merremi unë dhe shoku im me shitje. Kërkoj të më lironi” – është shprehur Arkimed Lushaj para oficerëve të Policisë Tiranë.

Edhe miku i Stresit që gjithashtu është arrestuar, Kujtim Pershpalaj, ka mohuar akuzat në Polici. Arkimend Lushaj bashkë me disa miq të tij janë arrestuar pasi në një lokal bastes në rrugën “Ali pashë Gucia” janë kapur duke konsumuar kokainë.

Kanë qenë forcat “Shqiponja” të cilat kanë arrestuar Stresin dhe shokun e tij në kushtet e flagrancës. Policia ka sekuestruar edhe një qese ku brenda kishte kokainë, një pjatë porcelain dhe dy karta karbunranti, në tavolinën ku ishte Stresi dhe miqtë e tij.

Forcat “Shqiponja” i kanë kontrolluar edhe banesën Arkimend Lushajt, por nuk i kanë gjetur lëndë narkotike. Uniformat Blu e akuzojnë Stresin dhe Kujtim Pershpalaj për 3 akuza, prodhim dhe shitje narkotikësh, në formën e mbajtjejes”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzim Krimi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.