Arrestimi spektakolar i 31-vjecarit, Imer Krrashi “kyç” gojën para hetuesve
Imer Krrashi, i arrestuar pas një ndjekjeje spektakolare nga “Shqiponjat” në Tiranë, ka refuzuar të dëshmojë për armën e gjetur në makinën e tij. Mësohet se ai ka kërkuar që të flasë në një moment të dytë.
31-vjeçari, që jetonte pranë Liqenit të Thatë me bashkëshorten, tentoi të arratisej me një mjet me targa gjermane, duke përplasur 9 makina dhe një motor, ku mbetën të plagosur një polic jashtë shërbimit dhe gruaja e tij.
Ai u kap nga forcat e rendit menjëherë sapo doli nga banesa, pas një ndjekjeje të mirëkoordinuar, bazuar në informacionet e siguruara më herët për vendndodhjen e tij.
Makina me të cilën tentoi të arratisej, duke përplasur nëntë automjete dhe një motomjet në rrugët e kryeqytetit, ishte me targa gjermane dhe në emër të vetë Krrashit.
Krrashi, i njohur edhe si Imer Masha dhe Imer Uka, ka një të shkuar të errët, pjesë e grupit të Marklen Hakës, me akuza për vjedhje me dhunë, kanosje dhe plagosje. Pistoleta e sekuestruar në automjet pritet të jetë çelësi i hetimeve që vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



