E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Bulqizë, arrestohe 39-vjeçari
Lajme

Të shtëna me armë në Bulqizë, arrestohe 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Bulqizës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen. Gjatë kontrollit në kuadër të operacionit për kapjen e tij, policia ka zbuluar një arsenal armësh dhe municioni.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Shtushen, në bashkinë Bulqizë, pas raportimit të të shtënave me armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë nisur kontrollet në zonë për identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve policore, në flagrancë është arrestuar shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen.

Gjatë kontrolleve të kryera në vijim të ndërhyrjes, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, katër krehëra si dhe 47 fishekë luftarakë.

Nga hetimet paraprake të kryera pas arrestimit dyshohet se 39-vjeçari ka përdorur armën duke qëlluar në ajër, duke shkaktuar shqetësim dhe prishje të qetësisë publike në zonë.

Materialet procedurale lidhur me rastin i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

L. K. po hetohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.