ARRESTOHEN DY TË RINJ NË FIER E LUSHNJE, JA PËR ÇFARË AKUZOHEN
Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona në Fier dhe në Lushnje.
Mësohet se 20-vjeçari me iniciale A.H., banues në Tiranë, ka ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufirit për 3 shtetas të huaj, të cilët i mbarte si pasagjerë në makinë.
Ndërsa 21-vjeçari me iniciale Xh.R, banues në Lushnje, u vu në pranga pasi gjatë kontrollit fizik, ju gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).
Gjithashtu në banesën e 21-vjeçarit u gjetën edhe fishekë pistolete.
Njoftimet e policisë:
Fier
Policia arreston në flagrancë një shtetas për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Pas një pune hetimore të policisë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrant të paligjshëm, në aksin rrugor Fier-Levan u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit i cili në momentet e para ka tentuar t’i largohet policisë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.H, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” për 3 shtetasit e huaj (pasagjerët në mjet).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
_____________________________
Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin:
Xh.R, 21 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, ju gjetë dhe sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë ju gjetën edhe fishekë pistolete.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



