E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Lajme

Arrestohet ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Operacion "blic" në Elbasan, arrestohen ish-gjyqtarja PajtimeNjë operacion i madh po zhvillohet në Elbasan. Mësohet se janë ekzekutuar disa urdhra arresti.

Raportohet se mes të arrestuarve janë edhe  dy ish-gjyqtarë.

Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.

Gjithashtu është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.

Mësohet se ditën e djeshme janë ushtruar kontrolle në disa banesa të personave të lidhur me krimin, si edhe në disa biznese.

Kush është Zihni Shahu 

Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.

“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni.

KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisionoi e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet.

Akuzat ndaj Pajtime Fetahut për lidhje me bandat

Emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër arreste.

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.

“Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.

“Për këto që më akuzoni nuk kam dijeni”, mësohet se është shprehur ish-gjyqtarja, e cila është shfaqur e përlotur në sallën e gjyqit në GJKKO gjatë seancës së 2 Gushtit 2024, ku ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.