E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIER/Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe dy të tjerë në kërkim
Lajme

FIER/Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe dy të tjerë në kërkim

Policia e Fierit godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ne kuader të operacionit antidrogë të koduar “Cakrani”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Në kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si edhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Cakrani”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. D., 61 vjeç, banues në Cakran.
J. D., 47 vjeç, banues në Cakran.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.