E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 35 vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët në Fier, tentoi të vriste bashkëfshatarin me pistoletë
Publik News

Arrestohet 35 vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët në Fier, tentoi të vriste bashkëfshatarin me pistoletë

Policia e shtetit ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë një 35 vjeçar në Fier, pasi ka tentuar të vrasë bashkëfshatarin e tij.

Mësohet se në pranga ka rënë E. M., 35 vjeç, banues në Kreshpan, i cili ishte larguar nga vendngjarja, pasi kishte tentuar të vriste 32 vjeçarin A.Y.

Bëhet me dije gjithashtu se janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij F. M., 69 vjeç dhe Z. M., 47 vjeç, banues në Kreshpan, të cilët kanë ndihmuar autorin të fshihte armën.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, Policia zbardhi ngjarjen në kohë rekord dhe arrestoi në flagrancë autorin dhe 2 shtetas të tjerë.

Në sallën operative të DVP Fier ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Y., se në fshatin Kreshpan një person kishte tentuar ta vriste. Policia ka vlerësuar menjëherë situatën duke organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Falë veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi, lokalizmi dhe kapja në flagrancë e autorit, shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Kreshpan, i cili ishte larguar nga vendngjarja.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë (të afërm të shtetasit E. M.), të cilët e kishin ndihmuar autorin duke i fshehur armën me të cilën ai kishte tentuar të vriste për motive të dobëta shtetasin A. Y., 32 vjeç, banues në Kreshpan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për moskallëzim krimi, shtetasit F. M., 69 vjeç dhe Z. M., 47 vjeç, banues në Kreshpan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit (pistoletë me mulli) dhe 80 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi, i kryer në bashkëpunim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.