E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, që plagosi fqinjin me armë zjarri
Lajme

Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, që plagosi fqinjin me armë zjarri

Në pranga dhe një tjetër që e fshehu, një grua i çonte ushqime, çfarë zbuloi policia

Arrestohet tre ditë pas ngjarjes 49-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij në Allias, mbrëmjen e 23 gushtit.

Në pranga dhe 46-vjeçar që e strehoi autorin e dyshuar të plagosjes, në banesën e tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetase tjetër, të dy për përkrahje të autorit të krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur me datë 23.08.2022, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Renaldo Meidani, 23 vjeç, bazuar dhe informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e shtetasit Albert Pulake (Osteni), kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fresku”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Teki Selenica”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Albert Pulake (Osteni), 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi Fatmir Gega, 46 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u procedua penalisht shtetasja E. K., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasi Albert Pulake (Osteni), me datë 23.08.2022, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Meidani, 23 vjeç dhe më pas, i përkrahur nga shtetasi D. O., 45 vjeç, dhe O. I., 39 vjeçe (të arrestuar më parë), është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është strehuar në banesën e shtetasit Fatmir Gega, në rrugën “Teki Selenica”, ndërsa shtetasja E. K., e ndihmonte duke i dërguar ushqime, në banesën ku strehohej 49-vjeçari.

Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit Albert Pulake (Osteni), ditën e ngjarjes, me datë 23.08.2022, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë.

Ditën e djeshme, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Fatmir Gega, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë grushti (përforcues metalik).

Vijon puna për gjetjen e armës së përdorur për kryerjen e krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.