E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet aktorja e filmave me pullë të kuqe
Our Story

Arrestohet aktorja e filmave me pullë të kuqe

 Aktorja e filmave porno Stormy Daniels u arrestua pasi dyshohet se i lejoi një klienti ta prekë atë gjatë shfaqjes në një klub strip në Ohajo. Lajmin e ka dhënë avokati i saj, duke e quajtur të papranueshëm arrestimin.

Daniels bëri bujë në mbarë botën për dyshimin se kishte një lidhje me Donald Trump në vitin 2006 dhe për 130,000 dollarë që ajo tha se mori nga avokati i tij në vitin 2016 në këmbim të heshtjes së saj për takimin seksual të dyshuar një dekadë më parë. Trump ka mohuar se ka pasur një lidhje të tillë.

Avokati i saj, Michael Avenatti, dekalroi se ajo ajo ishte marrë në paraburgim.
“Ajo u arrestua për gjoja lejimin e një klienti të prekë atë ndërsa ishte në skenë në një mënyrë jo-seksuale! A po talleni me mua?”, shkroi ai në një postim në Twitter.”Ky ishte një organizim i motivuar politikisht. Ajo është një dëshpërim i madh. Ne do të luftojmë për të gjitha akuzat e rreme”, tha ai.

Sipas ligjit të Ohajos, një punonjës i cili rregullisht duket i zhveshur ose i poshtëruar në ambientet e një biznesi të orientuar seksualisht nuk lejohet të preket nga askush që frekuenton këto ambiente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.