Akuzat me të cilat do të përballet 36 vjeçari janë “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”.
Arrestohet Elton Zoto,Mashtroi me TVSH 350 milion lekë
Një nga të akuzuarit për krijimin e kompanive me NIPT të lëvizshëm, me qëllim përfitimin e TVSH-së, Elton Zoto është arrestuar në Tiranë. 36 vjeçari u kap nga policia pasi ishte shpallur në kërkim bashkë me disa persona të tjerë bashkëpuntorë të tij. Në njoftimin e policisë thuhet se Zoto së bashku me Gëzim Çelën, Flamur Zoton, Xhemal Kushovën, Ylber Mollën (të arrestuar më datë 21.09.2018 në kuadër të operacionit TVSH), “kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



