E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet i dyti sulmues i gazetarëve në veri të Kosovës, Sveçla: Një kriminel
Lajme

Arrestohet i dyti sulmues i gazetarëve në veri të Kosovës, Sveçla: Një kriminel

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një tjetër protestues serb që ushtroi dhunë mbi gazetarët që po raportonin mbi përplasjet në komunat në veri të Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës. Xhelal Sveçla, tha se sulmuesi është krimineli Dalibor Spasiç.

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasiç, – njoftoi Sveçla në Fb. – Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste,” nënvizoi ministri i Kosovës.

Policia e Kosovës nga ana e saj deklaroi se arrestoi të dyshuarin për sulm ndaj gazetarëve.

“Policia e Kosovës, është duke trajtuar me prioritet rastet e dhunës së shënuar kohëve të fundit në veri të vendit, kështu pas hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet një person i dyshuar: D.S., mashkull serb, viti i lindjes 1988, i cili më 31.05.2023, kishte sulmuar gazetarët e disa mediumeve në Zveçan.

Pas sigurimit të dëshmive dhe identifikimit të personit të dyshuar, i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites në Jarinje dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja ligjore dhe kushtetuese, për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.”

Një ditë më parë, ministri Sveçla kishte  dhënë njoftim për një tjetër arrestim:

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviqçme datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë. Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.