E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet  infermieri, vodhi mbi 1 milionë lekë medikamente e pajisje mjekësore
Publik News

Arrestohet infermieri, vodhi mbi 1 milionë lekë medikamente e pajisje mjekësore

Një nfermier 43-vjeçar që punonte pranë Urgjencës së Spitalit Korçë ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur në të paktën dy raste medikamente dhe pajisje mjekësore që kapin vlerën 1 milionë lekë.

1

Bëhet fjalë për shtetasin Nikolin Ciko.

“Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se, ky shtetas kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Farmacia”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Korçë, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes.

Dokumentohen dy vjedhjet e ndodhura në farmacinë e Spitalit Rajonal Korçë, vihet në pranga një infermier.

Sekuestrohet një sasi medikamentesh të ndryshme, me vlerë të konsiderueshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021, ku në farmacinë e Spitalit Rajonal Korçë, u vodh një sasi e konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Farmacia”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar shtetasit N. C., 43 vjeç, banues në Korçë (me detyrë infermier pranë Urgjencës së Spitalit Korçë).

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se, ky shtetas kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.