E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet  Marcello Pittella, vëllai i deputetit të PE-së, akuza për shpërdorim detyre e nepotizëm
Bota

Arrestohet Marcello Pittella, vëllai i deputetit të PE-së, akuza për shpërdorim detyre e nepotizëm

Guvernatori i rajonit të Bazilikatës në Itali, Marcello Pittella, anëtar i Partisë Demokratike (PD), u la në arrest shtëpiak të premten ne mengjes, pas arrestimit për dyshimet e perfshirjes se tij ne raste korrupsioni në sistemin shëndetësor të rajonit jugor, thanë burimet e Ansa.

“Ky është një tërmet i vërtetë që goditi rajonin e Bazilikatit”, shkruan “Repubblica”.

Pittella ndodhet mes 30 personave të tjere edhe per te cilet gjykata ka vendosur masa ndalimi, pas nje hetimi te gjate, shtuan burimet.

Basilicata, politica, Marcello Pittella

Basilicata, politica, Marcello Pittella

Njerëzit e afert prane guvernatorit konfirmuan se ai është nën arrest shtëpiak dhe ndodhet në banesen e tij në Lauria, pranë Potenzës.

Ata e kane përshkruar përfshirjen e tij në këtë hetim si “surreal”. Pittella është akuzuar për shpërdorim detyre dhe se ka bërë deklarime të rreme, thanë burimet.

Pitella është vëllai i deputetit të PE-së, Gianni Pittella.

Provat e mbledhura deri tani kunder guvernatorit, shkruajne mediat italiane, kane të bëjnë me pretendimet për manipulimin e gares për kontratat publike dhe nepotizmit në sektorin shëndetësor rajonal.

Hetimi filloi një vit e gjysmë më parë pas një denoncimi nga një punonjës për kompaninë e kontraktorit të shërbimit që nuk kishte marrë pjesën e tij të parave të lënë mënjanë për paketën e TFR.

Në javët e fundit, dega rajonale e Partise Demokratike te Lucanos kishte mandatuar Pittella, vëllanë e senatorit Gianni, për të kandiduar për një mandat të dytë në zgjedhjet për parlamentin rajonal, të programuara në fillim të vitit të ardhshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.