E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet mjeku kirurg dhe anestezisti në spitalin e Traumës
Publik News

Arrestohet mjeku kirurg dhe anestezisti në spitalin e Traumës

Një mjek kirurg dhe një mjek anestezist ranë në prangat e Policisë këtë të shtunë, së bashku me personin i cili iu kishte dhënë dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit.

Serdi Memini

Dy mjekët e ndaluar janë Serdi Memini dhe Ervin Sulaj, ndërsa babai i të plagosurit që u dha para mjekëve, i arrestuar gjithashtu

Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit Elmedin Dyli, i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi Fatbardh Dyli dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit. Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro”, thotë policia në njoftimin e saj.

MASAKRA NE VELIPOJE

Katër të vdekur dhe dy të plagosur, është bilanci tragjik i ngjarjes që tronditi Velipojën, ku u shënua një përplasje me armë mes pjesëtarëve të familjeve Ferracaku dhe Gocaj.

Shkak për sherrin u bë vendosja e shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.

Njëri prej viktimave është edhe 57-vjeçari Kujtim Ferracaku, si dhe dy pjesëtarë të familjes Gocaj, dhe punonjësi 20-vjeçar i shezlongëve. Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, të cilit iu bë atentat në vitin 2018. Mësohet se Kujtim Ferracaku është pronar i hotel “Fantazia”.

Sjellim në vëmendje që djali i tij Arjan Ferracaku do të ekzekutohej më 1 shtator 2018, teksa po kalëronte i shoqëruar nga miqtë e tij. Babai i dy fëmijëve të mitur u qëllua nga një person, i cili i zuri pritë. Sipas hetuesve, autori ka qëlluar nga një largësi prej afro 70-100 metra.

Arjan Ferracaku dhe personat e tjerë ishin mbi kuaj, duke bërë hipizëm dhe parapërgatitje për kampionatin me kuaj, që ishte parashikuar me 15 shtator në plazhin e Velipojës.

VIKTIMAT 

Të vdekur kanë mbetur biznesmeni Kujtim Ferracaku, 59-vjeç, babai i Arjan Ferracakut të ekzekutuar në Shkodër tre vite më parë. Po ashtu kanë humbur jetën dy pjesëtarë të familjes Gocaj, Xhovani Gocaj, 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç, si dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç.

Ndërkaq të plagosur kanë mbetur dy shtetas të tjerë, Hasan Ferracaku, 54-vjeç, vëllai i të ndjerit, si dhe 17-vjeçari Elmedin Dyli.

Dyshohet se konflikti mes palëve ka nisur pak ore para ngjarjes.

Pjesëtarët e familjes Ferracaku kishin shkuar pak pas mesnatës në hotelin e Gocajve për sqarim. Por aty ka nisur një sherr verbal që degjeneroi në konflikt me armë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.