E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, pritet të ekstradohet në Shqipëri
Lajme

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, pritet të ekstradohet në Shqipëri

Një nga emrat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa, është arrestuar në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Burime për mediat shqiptare pranë hetimit, konfirmojnë se ndalimi i tij është kryer nga autoritetet lokale në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa menjëherë pas arrestimit kanë nisur edhe procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Sipas të njëjtave burime, pritet që transferimi të realizohet brenda pak ditësh.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi rrethanat e arrestimit apo zonën konkrete ku është kapur, ndërsa informacionet për operacionin mbeten të kufizuara.

Arrestimi i Pepës vjen në vijim të një serie zhvillimesh të fundit, përfshirë ekstradimin nga Dubai të gjashtë shtetasve të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i tij, Aleks Pepaj, si dhe Ilir Lazri, të cilët dyshohet se janë pjesë e të njëjtit rrjet kriminal.

Sipas dosjeve hetimore, Jetmir Pepa konsiderohet figurë kyçe në një organizatë të strukturuar kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Dyshohet se grupi që ai drejtonte ka trafikuar rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Hetimet tregojnë gjithashtu se përfitimet nga aktiviteti kriminal janë pastruar përmes tenderave publikë dhe bizneseve të ndryshme, duke krijuar një skemë të sofistikuar financiare.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të grupit është goditur, përfshirë edhe persona me lidhje familjare me Pepën.

Autoritetet shqiptare pritet të vijojnë hetimet pas ekstradimit të tij, me qëllim zbardhjen e plotë të aktivitetit të kësaj organizate kriminale dhe implikimeve të mundshme të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.