E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Serbi Naser Kelmendi, i cilësuar si bosi i drogës në Ballkan
Publik News

Arrestohet në Serbi Naser Kelmendi, i cilësuar si bosi i drogës në Ballkan

Naser Kelmendi është arrestuar ditën e sotme në Serbi.

I cilësuar si bosi i drogës në Ballkan, Kelmendit i janë vënë prangat sot në qytetin Loznica, njoftojnë mediat serbe.

Kelmendi u dërgua në Stacionin Policor Loznica rreth orës 13:30, por u largua në 16:20. Ai u shoqërua në polici pas një kontrolli rutinë dhe më pas është liruar pasi mbi të nuk rëndon me fakte ndonjë akuzë konkrete.

Kelmendi më herët është akuzuar për organizim të grupit të strukturuar kriminal, trafik ndërkombëtar droge dhe vrasje.

Ai u akuzua se së bashku me 14 persona të tjerë organizuan një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe se kanë vrarë bosin rival të drogës, Ramiz Delaliq, i njohur edhe si “Çelo”.

Familja Kelmendi e udhëhequr nga Naseri ka në pronësi kompani tregtare që operon në Dubai, biznese që merren me patundshmëri në Mal të Zi, hotele e restorante në Sarajevë, biznese të tregtisë me naftë e vetura si dhe argjendari në Kosovë.

Naser Kelmendi është me origjinë shqiptare nga Kosova dhe me nënshtetësi boshnjake, biznesmen dhe i përfshirë në marrëdhëniet politike të shumë vendeve të rajonit.

SHBA e vendosi atë në listën e zezë të personave më të rrezikshëm në botë, përkrah liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah. Kelmendi konsiderohej si një nga personat më të rrezikshëm në Europë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.