Arrestohet për korrupsion avokati Nikolin Vata që hynte mik te gjyqtarët
Një avokat është vënë në pranga pasditen e sotme, pasi ishte në kërkim për korrupsion. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se është vënë në pranga Nikolin Vata, 53 vjeç, banues në Tiranë me profesion avokat.
Vata ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike”.
Avokati Nikolin Vata është denoncuar se kishte marrë 8 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për një vendim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



