E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ARRESTOHET ” Titi i Ukës”, I DËNUAR ME 13 VITE BURG, KUSH ËSHTË ‘TITI I UKËS’
Lajme

ARRESTOHET ” Titi i Ukës”, I DËNUAR ME 13 VITE BURG, KUSH ËSHTË ‘TITI I UKËS’

Policia e Lezhës arrestoi sot një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Mësohet se personi i arretuar është Astrit (Nimani) Limani, emër ky jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare.

Limani njihet në Lezhë edhe si “Titi i Ukës” dhe është edhe biznesmen të cilit i janë sekuestruar 10 milionë euro pasuri.

Në 15 nëntor 2013, Limani u arrestua në Serbi dhe më datë 20 dhjetor 2013 u ekstradua drejt Italisë, ku ishte dënuar për trafik droge në kuadër të një organizate kriminale, ndërkohë pas kësaj është liruar dhe çështja është kaluar në Apel.

Duket se tashmë drejtësia italiane ka konfirmuar dënimin për Limanin. Ndërkohë pavarësisht kërkimeve nga Interpoli, ai qëndronte i patrazuar në Shqipëri ku zhvillonte aktivitetin e tij si biznesmen, pronar i një kompleksi turistik të njohur në bregdetin e Shëngjinit.

Mirëpo, në vitin 2015  policia e shpalli atë në kërkim si dhe i sekuetsroi pasurinë prejn 10 milion eurosh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.