E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arsenali nuk di të ndalet, ngjitet në krye të Premier League
Publik News

Arsenali nuk di të ndalet, ngjitet në krye të Premier League

Arsenali nuk po di të ndalet në këtë sezon të Premier League. Ekipi londinez është rikthyer te fitorja dhe te kreu pas triumfit të sotëm 0-3 në transfertë me Brentfordin.

Skuadra e Mikel Artetës dominoi takimin nga fillimi në fund, duke gjetur dy gola në pjesën e parë dhe një në të dytën. Kujtojmë që te skuadra e Brendford bën pjesë dhe Tomas Strakosha, i cili u la sërish në stol nga trajneri.

Me fitoren e sotme, Arsenali ngjitet sërish në vendin e parë në Premier Ligë, me 18 pikë, një më shumë se Mançester Siti dhe Totenhemi, duke treguar qartazi se këtë vit janë pretendentë seriozë për fitimin e titullit kampion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.