E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ARTA DADE:  Rama  i kapur, nuk mund të qeverisë  më …
Politikë

ARTA DADE: Rama i kapur, nuk mund të qeverisë më …

Një nga figurat më të spikatura historike të Partisë Socialiste, ish-kryetare kryesie dhe njëkohësisht ish-ministre e Jashtme, në prag të kongresit të kësaj force politike ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të saj Edi Rama. E ftuar në emisionin “Provokacia” në ABC News, Dade kërkoi largimin e kryeministrit nga qevrija edhe për të mirën e socialistëve, pasi tashmë ai është një individ i kapur.

“Rama të paktën në këto dy vite nuk po qeveris, Rama është i kapur nga një klientelë, që ka qenë edhe më parë se të vijnë në pushtet, e kam thënë edhe më parë këtë në Parlament. Një kryeministër që e ka të vështirë të menaxhojë ministrat, dhe ua drejton gishtin gjithnjë atyre, atëherë nuk di të bësh detyrën. Rama nuk mund t’i shpëtonin këto afera, kanabizimi apo tenderat e frikshme, siç ishte rasti i Unazës së Re, por edhe në koncesione në shëndetësi, por edhe të tjera”, deklaroi ajo.

Gjithashtu ish-ministrja e PS-së, thotë se opozita nuk mund të marrë të gjitha ato që kërkon, por e cilëson të drejtë kërkesën për largimin e Edi Ramës.

“Unë kohët e fundit në daljet e mia kam pasur një version timin edhe për zgjidhjen e krizës, në të cilën mbetemi të mbërthyer, që Rama nëse vërtetë mendon për Shqipërinë, për integrimin, për të mos penalizuar edhe PS-në, forcën që e ka zgjedhur dhe krijuar mund të bënte një dalje të butë taktike. Një largim të vetin nga politika” tha Dade

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.